• e enjte, 26 dhjetor 2024

Napoli dëshiron 150 milionë euro për transferimin e Osimenit

Napoli dëshiron 150 milionë euro për transferimin e Osimenit

Napoli, 22 mars 2023 (MIA) - Napoli planifikon që ta shesë sulmuesin Viktor Osimen për rreth 150 milionë euro, njoftoi "Fut Merkato".

PSZH punon në mënyrë aktive në transferimin e lojtarit 24-vjeçar, ndërsa për të janë të interesuar edhe Mançester Junajted dhe Çellsi.

Gjithashtu, njoftohet se klubi italian mendon për vazhdimin e kontratës me sulmuesin nëse Napoli e përfundon sezonin e trofeve. Vetë Osimen nuk e përjashton mundësinë që të mbetet edhe sezonin e ardhshëm.

Më parë ishte publikuar se këshilltari i PSZH-së, Luis Kamposh do të takohet me agjentin e Osimenit gjatë ndeshjeve të reprezentacioneve. 

Këtë sezon futbollisti nigerian luajti në 29 ndeshje për Napolin në të gjitha garat, shënoi 25 gola dhe ka pasur pesë asistime. 

Portali "Transfermarkt" e vlerëson në 100 milionë euro. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR