• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nagelsmanit do t'i ofrohet kontratë e re në kombëtaren gjermane të futbollit

Nagelsmanit do t'i ofrohet kontratë e re në kombëtaren gjermane të futbollit

Berlin, 14 tetor 2024 (MIA) - Federata gjermane e futbollit (DFB) planifikon ta vazhdojë kontratën me përzgjedhësin e kombëtares gjermane, Julian Nagelsman.

Udhëheqësia e DBF-së dëshiron që përzgjedhësi të mbetet në funksionin e tij edhe pas Kampionatit botëror në vitin 2026.

"Do të tentojmë ta bindim Julianin se duhet të mbetet në ekipin kombëtar edhe disa vite", e citon "Sport1" drejtorin sportiv të ekipit, Rudi Feler.

Nagelsman është trajner i kombëtares gjermane nga shtatori i vitit 2023. Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2026.

Kombëtarja gjermane e udhëhequr nga trajneri 37-vjeçar ka luajtur 16 ndeshje - nëntë fitore, katër barazime dhe tre humbje. Nagelsman paraprakisht ishte trajner i Hofenhajmit, Lajpcigut dh Bajernit të Mynihut. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR