• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nagelsman shkruan historinë si trajneri më i ri i kampionateve evropiane

Nagelsman shkruan historinë si trajneri më i ri i kampionateve evropiane

Berlin, 14 qershor 2024 (MIA) - Trajneri i kombëtares gjermane, Julian Nagelsman, do të hyjë në historinë e kampionateve evropiane si trajneri më i ri.

"Vunderkind" ka vetëm 36 vjet e 327 ditë, kështu duke kaluar rekordin e mëparshëm në këtë drejtim me vetëm 6 ditë. Sreçko Katanec kishte 36 vjet e 333 ditë në ndeshjen e parë të Sllovenisë në Kampionatin evropian vitin 2000. 

Trajneri më i vjetër i Euro 2024 është austriaki Ralf Rangnik, i cili është 65 vjeç. 

Sipas të dhënave jozyrtare, Nagelsman është trajneri i dytë më i paguar i kombëtares mes pjesëmarrësve të Kampionatit Evropian 2024 me një pagë prej 4.8 milionë euro. Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt merr 1 milion më shumë se ai. qa/

Foto: Arkiva

 

QËNDRONI TË LIDHUR