• e premte, 04 tetor 2024

Nadali nuk do të luajë në Mastersin në Monte Karlo

Nadali nuk do të luajë në Mastersin në Monte Karlo

Madrid, 4 prill 2023 (MIA) - Kampioni i 22- fishtë i grem slemit Rafael Nadall nuk do të luajë në Mastersin në Monte Karlo.

"Ende nuk jam i gatshëm të garoj në nivelin më të lartë. Nuk do të mund të luaj në një nga turnetë më të rëndësishëm në karrierën time në Monte Karlo. Ende nuk mund të luaj me garanci maksimale dhe ta vazhdoj procesin e përgatitjes, me shpresën se do të kthehem së shpejti", shkroi Nadali në rrjetet sociale. 

Nadal 36-vjeçar nuk ka luajtur që nga 18 janari, kur për shkak të një lëndimi në muskulin e kofshës humbi nga amerikani Mekenzi Mekdonalld në xhiron e dytë të Australia open (4:6, 4:6, 5:7).

Mastersi në Monte Karlo do të mbahet nga 9 deri më 16 prill. fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR