• e martë, 24 dhjetor 2024

Nadal konfirmon pjesëmarrjen në Barcelonë

Nadal konfirmon pjesëmarrjen në Barcelonë

Barcelonë, 15 prill 2024 (MIA) - Tenisti spanjoll Rafael Nadal sot ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në turneun e Barcelonës duke thënë se është gati të dalë në fushë të martën.

"Kam pasur stërvitje të mirë këtë javë dhe do të jem në fushë. Është dhuratë të jesh këtu. Kam një ndjenjë se kjo do të jetë performanca ime e fundit në Barcelonë dhe dua ta shijoj”, tha Nadal.

Nadal bëri një operacion verën e kaluar dhe luajti vetëm tre ndeshje këtë sezon, të gjitha në Brizbejn para se të anashkalonte Australian Open.

"Është ajo që është. Më duhet të punoj dita ditës”, tha Nadal.

Spanjolli shtoi se ai ndjen se mund të jetë ende "konkurrues".

Nadal në fillim të marsit ka luajtur ndeshje ekspozuese kundër bashkatdhetarit Karlos Alkaraz në Las Vegas, por disa ditë më vonë u tërheq nga turneu në Indian Vels. qa/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR