• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi mes MSHIA-së dhe OSBE-së për përkrahje të prioriteteve reformuese të Qeverisë

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi mes MSHIA-së dhe OSBE-së për përkrahje të prioriteteve reformuese të Qeverisë

Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu sot në Shkup, së bashku me  ambasadorin Kilian Val ka nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi me OSBE, për implementimin e aktiviteteve të përbashkëta, në periudhën 2023-2025.

Sip kumtojnë nga MSHIA, ky është një hap i rëndësishëm në ndihmën për të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis Maqedonisë së Veriut dhe OSBE-së.

"MSHIA është e përkushtuar në implementimin e politikës strategjike dhe kërkesave ligjore të reformës së përgjithshme të administratës publike dhe të përballoj sfidat që pengojnë vendosjen e një shërbimi efektiv dhe efikas për qytetarët. Ky memorandum bashkëpunimi siguron kornizë për bashkëpunim me OBSE-në  për qëllimet e zbatimit të aktiviteteve të përbashkëta të përshkruara në Planin vjetor të aktiviteteve. Së bashku do të kontribuojmë në zvogëlimin e korrupsionit dhe kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet duke forcuar integritetin dhe përmirësimin e legjislacionit vendas", përfundoi ministri Aliu.

Ambasadori Kilian Val, nga ana e tij, deklaroi se ky Memorandum bashkëpunimi  ka për qëllim krijimin e institucioneve më të forta qendrore dhe lokale, duke punuar në përputhje me principet e qeverisjes demokratike dhe të mbështes prioritetet e reformës së qeverisë në përputhje me angazhimet e OSBE-së. bsh/

Foto: MSHIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR