• e shtunë, 24 gusht 2024

Në Turqi arrestohen 65 persona për shkak të lidhjes me SHI-në

Në Turqi arrestohen 65 persona për shkak të lidhjes me SHI-në

Ankara, 23 gusht 2024 (MIA) - Shërbimet speciale turke kanë arrestuar 65 persona të dyshuar si të lidhur me grupin terrorist të Shtetit Islamik (SHI), deklaroi ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja. 

Ai në rrjetin social X informoi se në pesë ditët e kaluara në 17 qarqe janë kryer operacione kundër grupit terrorist SHI ku janë arrestuar 65 persona.

Operacionet u kryen në Stamboll, Ankara, Izmir, Adana, Mersin dhe qytete tjera të mëdha. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR