• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në trazirat e tifozëve në Split janë arrestuar 51 persona, tre policë janë lënduar

Në trazirat e tifozëve në Split janë arrestuar 51 persona, tre policë janë lënduar

Split, 4 prill 2024 (MIA) - Gjithsej 51 persona janë arrestuar gjatë natës së kaluar në Split për shkak të incidenteve që i kanë shkaktuar tifozët e Hajdukut në dhe jashtë stadiumit Poljud pas ndeshjes me Dinamon e Zagrebit, ndërsa ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre policë, kumtoi policia.

Trazirat filluan pas përfundimit të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, e cila përfundoi me fitore të Dinamos, kur një një grup tifozë vendas kanë hyrë në fushë me qëllim që t'i sulmojnë tifozët e mysafirëve.

"Me reagimin dhe veprimin me kohë të policisë, sulmi ëshët penguar dhe njerëzit janë kthyer në tribuna", kumtuan nga policia.

Në kumtesë thuhet se pas ndeshjes, në dhe rreth stadiumit, grupe më të mëdha të tifozëve e kanë sulmuar policinë, duke hedhur në drejtim të tyre shishe, gurë dhe sende tjera. 

Dinamo në finale të Kupës së Kroacisë do të luajë me ekipin e Rijekës, i cili në gjysmëfinale eliminoi Lokomotiva Zagrebin. bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR