• e premte, 30 gusht 2024

Në "Tabanoc" dhe "Bogorodicë" për hyrje dhe dalje nga shteti pritet rreth gjysmë ore

Në

 Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Në vendkalimet kufitare "Tabanoc" dhe "Bogorodicë" për hyrje dhe dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta.  Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata  për kalimin e kufirit, bëri të ditur LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata me intensitet të rritur në akset rrugore jashtë mjediseve urbane.

 Rekomandohet shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR