• e enjte, 18 korrik 2024

Në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë 950 palestinezë, janë plagosur rreth 5.000

Në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë 950 palestinezë, janë plagosur rreth 5.000

Jerusalem, 11 tetor 2023 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë me të cilën udhëheq Hamasi njoftoi se rreth 950 palestinezë janë vrarë, ndërsa edhe 5.000 janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës nga e shtuna.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se vranë rreth 1.500 terroristë palestinezë në tokën izraelite pasi Hamasi nisi një sulm ndaj bashkësive kufitare izraelite, duke vrarë më shumë se 1.000 njerëz dhe duke kapur dhjetëra të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit informoi se deri më sot - 3.007 personave të plagosur u ishte ofruar ndihmë mjekësore në spitalet përgjatë Izraelit që nga fillimi i luftës të shtunën në mëngjes.

Në këtë moment, 471 mbeten në spital prej të cilëve 109 në gjendje të rëndë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR