• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Panama, numri i emigrantëve që kalojnë përmes ngushticës Darien është ulur që kur Mourinjo mori detyrën

Në Panama, numri i emigrantëve që kalojnë përmes ngushticës Darien është ulur që kur Mourinjo mori detyrën

Panama Siti, 18 korrik 2024 (MIA) - Migrimet të cilat kryhen përmes ngushticës Darien mes Kolumbisë dhe Panamasë është zvogëluar në mënyrë drastike këtë muaj, pasi presidenti i Panamasë Zhoze Raul Murinjo mori detyrën dhe urdhëroi kontroll të rreptë të kësaj zone të mbuluar me xhungël të dendur, njoftoi sot policia kufitare e këtij vendi të Amerikës Qendrore.

 Numri i kalimeve përmes Darienit është ende afër atij të vitit 2023, kur një rekord prej 500.000 njerëz, prej të cilëve ishin nga Venezuela, morën atë rrugë shumë të rrezikshme.

 Megjithatë, shërbimi kufitar kombëtar i Panamasë vërejti se 11.363 migrantë kishin kaluar nëpër Darien që nga 1 korriku - që është rreth 9.000 më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 Drejtori i përgjithshëm i këtij shërbimi Horhe Gobea si arsye e theksoi - duke ngritur tela me gjemba në pesë drejtime përmes xhunglësme qëllim që emigrantët të riorientohen në "korridorin humanitar".

 Gjatësia totale e telit me gjemba është rreth pesë kilometra. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR