• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Pranimi i anëtareve të reja në BE është përgjegjësi e jona morale, historike dhe politike

Fon der Lajen: Pranimi i anëtareve të reja në BE është përgjegjësi e jona morale, historike dhe politike

Strasburg, 18 korrik 2024 (MIA) - Fqinjësia evropiane ështl e ardhmja jonë dhe pranimi i vendeve të treja në Unionin tonë paraqet përgjegjësi të madhe morale, historike, politike dhe gjeosstrategjike për Evropën, porositi sot kandidatja për kryetare të Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen në fjalimin para deputetëve të Parlamentit evropian.

"Do t'i mbështesim kandidatët për anëtarësim, duke pounuar në invetime dhe reforma dhe do t'i integrojmë, kur të kemi mundësi, në kornizën tonë juriudike. Inkuadrimi çdoherë do të jetë proces i bazuar në merita dhe do të kujdesemi të gjitha vendet të jenë të gatshme, para se të inkuadrohen. Kompletimi i Unionit tonë është në interesin tonë thelbësor dhe ky do të jetë prioritet thelbësor i Komisionit tim", porositi Fon der Lajen.

Sipas saj, në botën e sotme Unioni i zgjeruar do të ishte Union më i fuqishëm, do ta përforcoja zërin tim në botë, do të garantoja ulje të varshmërisë së saj dhe do të siguroja garanca se demokracia, prosperiteti dhe stabiliteti po përhapen në Evropë.

Krahas procesit të zgjerimit të BE-së, si prioritete të veta të tjera ajo i ceki sigurimin e prosperitetit dhe kkonkurrencës, implementimin e Marrëveshjes së gjelbër përmes miratimit të Ligjit për industri të pastër, nxitje të investimeve dhe ndëtim të tregut të vetëm të kapitlait, përforcim të mbrojtjes dhe sigurisë dhe vazhdim të mbështetjes për Ukrainën, përforcim të kontrollit të kufijve dhe përballje me emigracionin ilegal, përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve, përforcim të të drejtave ssociale dhe sigurim të të ardhurave dinjitoze për bujqit, ndërtim të një kohezioni më të fuqishëm politik, kontroll të rreptë të mediumeve sociale dhe mbrojtje nga maltretimi onlajn, para së gjithahs i të miturve, sisgurimi i barazisë gjinore në rroga për punën e njejtë dhe mbrojtje të grave nga dhuna, si dhe sigurim të sundimit të së drejtës dhe luftë kundër korrupsionit.

Ajo foli edhe për gjendjen në Lindjen e Afërt, duke bërë thirrje për ndërprerje të dhunës në rajon, duke e riafirmuar mbëhstetjen për zgjidhje paqësore përmes modelit të krijimit të dy shteteve dhe për vazhdim të ndihmës humanitare pë palestinezët, ndërsa paralajmëroi edhe krijim të mburojës evropiane mbrojtëse nga kërcënimet hibride, sulmet kibernetike dhe tentimet për përzierje të huaj në BE, si dhe mbështetje të gazetarisë së pavarur.

Pas fjalimit të saj filloi debati i eurodeputetëve për programin e prezantuar për punën e Fon der Lajenit. Votimi për rizgjehdje të Fon der Lajenit është paraparë për në orën 13. ab/

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR