Në Stamboll arrestohen pesë persona të dyshuar për lidhshmëri me ISIS-in
- Policia në Stamboll ka arrestuar pesë persona nën dyshimin se janë të lidhur me grupin terrorist ISIS, deklaroi ministri i Punpëve të Brendshme i Turqisë, Ali Jerlikaja.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:45, 5 shtator, 2023
Stamboll, 5 shtator 2023 (MIA) - Policia në Stamboll ka arrestuar pesë persona nën dyshimin se janë të lidhur me grupin terrorist ISIS, deklaroi ministri i Punpëve të Brendshme i Turqisë, Ali Jerlikaja.
"Policia ka zbatuar operacione anti-terroriste për të kapur gjashtë persona të dyshuar për sigurimin e fondeve për shtypjen dhe shitjen e materialeve propagandistike në librari në emër të një grupi terrorist", deklaroi Jerlikaja për Platformën Iks.
Duke theksuar se operacionet janë kryer në pesë zona të Stambollit, ai shtoi se në aksion janë kapur se pesë të dyshuar, ndërsa janë sekuestruar materiale të shumta digjitale dhe 73.000 dollarë, lajmëroi Anadollu.
Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që e shpalli ISIS-in si organizatë terroriste.
Foto: Arkivi i MIA-s