• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Në Shqipëri rritet numri i të infektuarve me koronavirus, më të rrezikuar fëmijët

Në Shqipëri rritet numri i të infektuarve me koronavirus, më të rrezikuar fëmijët

Tiranë, 15 korrik 2024 (MIA) - Krahas viruseve sezonale, në Shqipëri këtë verë shënohet rritje e rasteve të të infektuarve me koronavirus.

"Derisa në vendet evropiane qarkullon nënvariant i ri i KP.3, ajo që rriti numrin e të infektuarve në Shqipëri është fakti se po qarkullon nënvariant i omikronit, i cili prek më së shumti fëmijët dhe grupmoshat 30 vjeç e më të moshuar", njoftoi Top Çanel.

"Kovidi është i pranishëm gjatë gjithë vitit, në asnjë moment nuk kemi pasur 0 raste. Tani vërehet një luhatje e kurbës dhe kemi dhjetëra raste në ditë", thotë Eugena Tomini, drejtoreshë e Institutit për shëndet publik.

Edhe mjekët në ambientet shëndetësore thonë se çdo ditë ka raste që kanë shenja klinike të Kovid-it, edhe pse ende nuk janë bërë tampone për të konfirmuar.

Drejtorja e Institutit për shëndet publik Tomini thotë se kujdesi nuk duhet ulur në asnjë rast përsa i përket rregullave të higjienës pasi tek të sëmurët kronikë jo vetëm kovid, por edhe viruse të tjera përkeqësojnë shëndetin e tyre. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR