• e martë, 08 tetor 2024

Në Shkup sanksionohen 199 shoferë, 67 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Në Shkup sanksionohen 199 shoferë, 67 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Shkup, 12 qershor 2023 (MIA) - Sektori i punëve të brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik dhe vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 199 sanksione,  prej të cilave gjashtëdhjetë e shtatë gjoba gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, njëzet e dy gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, tridhjetë e tri gjoba për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave.

MPB njofton se janë shqiptuar edhe gjashtë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, katërmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, pesë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), gjashtë sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike...

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", theksojnë nga MPB-ja. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR