• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Supremja konstaton qëndrim parimor se shteti detyrohet të sigurojë mjedis jetësor të shëndetshëm, mosmarrja e masave është shkelje e të drejtave të qytetarëve

Supremja konstaton qëndrim parimor se shteti detyrohet të sigurojë mjedis jetësor të shëndetshëm, mosmarrja e masave është shkelje e të drejtave të qytetarëve

Shkup, 8 tetor 2024 (MIA) - Gjykata Supreme sot në seancë konfirmoi qëndrimin parimor se "shteti është i detyruar të sigurojë një mjedis jetësor të shëndetshëm, midis të cilit dhe të drejtën për ajër të pastër, si dhe të drejtën individuale të qytetarëve", pas inciativës së propozuar nga ana e Shoqatës së avokatëve "Goxho, Kiçeec dhe Novakovski", për konfirmimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik, për atë se sa shteti siguron kushte për realizimin e të drejtës së qytetarëve për mjedis jetësor të shëndetshëm konform me detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me ligj në sferwn e mjedisit jetësor.

Kjo vjen pasi dy shtetas të Maqedonisë kanë dorëzuar padi në Gjykatën administrative për mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave, ku theksojnë se thithin ajër jashtëzakonisht të ndotur dhe kërkojnë që shteti të miratojë plan strategjik të veprimit për mbrojtje.

Duke pasur parasysh se debati i sotëm është me interes të lartë publik, me propozim të kryetares së Supremes, Besa Ademi, si eksperte e fushës është thirrur profesori Borçe Davitkovski i cili theksoi se kushdo mund të kërkojë mbrojtje dhe Gjykata duhet të merr vendime me të cilat do t'i detyrojë organet kompetente të veprojnë në përputhje me Ligjin për cilësinë e ajrit të ambientit.

"Kushtetuta e cila thotë "secili qytetar" do të thotë të gjithë munden. Kjo nuk është "Actio popularis", e dini që tek ne gjoja është e ndaluar “actio popularis”, kjo nuk është padi publike, kjo është një padi për të mbrojtur të drejtën. Zoti na ruajt nëse dikujt i shkelet e drejta dhe vdes, pastaj kush do ta mbrojë, familja e tij do ta mbrojë? Domethënë secili mund të kërkojë mbrojtje dhe Gjykata duhet ta marrë atë, përderisa autoritetet publike nuk kanë marrë kompetencat e tyre, në përputhje me Ligjin për ajrin e ambientit, Gjykata duhet të marrë vendime me qëlim për t'u treguar bartësve se pushteti gjyqësor është një pushtet i madh korrigjues ndaj pushtetit ekzekutiv. Në këtë mënyrë nëse gjykata hyn në kontest, për shkak se është çështje e interesit publik, Gjykata do të veprojë në mënyrë preventive për t'i shtyrë organet kompetente, Qytetin e Shkupit, komunat se dikush të kujdeset për qytetarët e këtij vendi dhe se ata duhet të vihen në shtyllë për turpin e autoriteteve publike që nuk vepruan sipas kompetencave", theksoi Davitkovski.

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, potencon Davitkovski, në vend secilin vit jetën humbin nga 4.500 deri në 5.000 qytetarë.

"Instituti i Shëndetit Publik ka dalë me të dhëna se në Maqedoni secilin vit jetën humbin nga 4.500 deri në 5.000 qytetarë. Nëse merrni 32 vitet e fundit të ekzistencës sonë, kjo do të thotë se ne kemi humbur një të dhjetën e popullsisë sonë vetëm nga ndotja e ajrit dhe askush nuk po përgjigjet dhe askush nuk po reagon. Tash kemi avokatë që reagojnë dhe menjëherë Gjykata administrative njofton se nuk ka pasur asnjë akt individual, nuk ka pasur çështje individuale etj. Informacioni i dytë i cili doli këto ditë është se nga 10 fëmijë të lindur, njëri vdes për shkak të ajrit të ndotur në vend", potencoi Davitkovski.

Siç sqaroi edhe më herët gjykatësi Xhemali Saiti, me paditë kanë prekur disa organe shtetërore për mosveprim, pasi në të  thuhet se shteti duke mos ndërmarrë masa ka dëmtuar të drejtat e qytetarëve për një mjedis jetësor të shëndetshëm, dhe për atë, rrjedhimisht në qëndrimin parimor të cilin pretendoi sot Supremja thekson "e drejta për një mjedis jetësor të shëndetshëm të personave fizikë dhe juridik i referohet veprimeve të marrjes ose mosmarrjes, nga ana e personit të autorizuar si përfaqwsues i autoritetit shtetëror ose zyrtari i cili punon në organet e administratës shtetërore, nga aspekti i përgjegjësisë për ndërmarrjen e veprimeve në kuadër të kompetencave të tyre, me të cilat në kundërshtim me ligjin kufizojnë drejtpërdrejtw relizimin e lirisë ose të drejtën e përgarantuar me Kushtetutë, ligjet dhe aktet ndërkombëtare". rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR