Durmishi: Njëqind ditë të dedikuara plotësisht për mbështetjen e biznesit dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve
- Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot ka zhvilluar një konferencë për shtyp ku ka shpalosur të arriturat e tij për 100 ditë qeverisje. Sot me kënaqësinë më të madhe prezantojmë punën dhe të arriturat tona gjatë 100 ditëshit udhëheqje me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Janë këto ditë ku me vrullin dhe angazhimin më të madh kemi arritur që të sjellim mirëqenie më të mirë për qytetarët dhe kujdes maksimal ndaj tyre. Politikat tona nuk janë fjalë, por janë punë dhe sukses i vazhdueshëm ku gjatë kësaj periudhe pune së bashku me ekipin tim kemi arritur që ta sjellim në një nivel më të mirë Ministrinë. Sot institucioni ynë është krah qytetarëve duke u gjendur pranë tyre në momentet e duhura. Sot kemi rezultate të mira sepse mbajtëm premtimin që dhamë në fillim!, tha ministri Durmishi në konferencën e sotme për media për 100 ditshin e punës në këtë dikaster.
- Post By Fami Bajrami
- 16:55, 8 tetor, 2024
Shkup 8 tetor 2024 (MIA)- Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot ka zhvilluar një konferencë për shtyp ku ka shpalosur të arriturat e tij për 100 ditë qeverisje. Sot me kënaqësinë më të madhe prezantojmë punën dhe të arriturat tona gjatë 100 ditëshit udhëheqje me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Janë këto ditë ku me vrullin dhe angazhimin më të madh kemi arritur që të sjellim mirëqenie më të mirë për qytetarët dhe kujdes maksimal ndaj tyre. Politikat tona nuk janë fjalë, por janë punë dhe sukses i vazhdueshëm ku gjatë kësaj periudhe pune së bashku me ekipin tim kemi arritur që ta sjellim në një nivel më të mirë Ministrinë. Sot institucioni ynë është krah qytetarëve duke u gjendur pranë tyre në momentet e duhura. Sot kemi rezultate të mira sepse mbajtëm premtimin që dhamë në fillim!, tha ministri Durmishi në konferencën e sotme për media për 100 ditshin e punës në këtë dikaster.
Ne jemi këtu me vizionin më të qartë, më shumë kujdes ndaj qytetarëve dhe më pak shpenzime për ta. Kjo nuk është fushatë, por mënyrë pune për të cilin unë punoj si ministër i Ekonomisë dhe Punës!
Dua të theksoj se 100 ditëshi i Punës që ne prezantojmë nuk është e gjitha ajo që kemi bërë, por po paraqesim të arriturat më kyçe të Ministrisë sonë.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës në 100 ditët e kaluara, ka qenë e përkushtuar në mbështetjen e biznesit dhe amvisërive, në mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve.
Ne kemi punuar me përkushtim këto 100 ditët e kaluara në interes të përmirësimit të klimës afariste për kompanitë dhe në uljen e shpenzimeve për qytetarët.
Në kushte të çmimeve të rritura të ushqimit, në mënyrë që t'ju dalim në ndihmë qytetarëve, nisëm një aksion, për të cilin mund të dëshmojmë se u mirëprit pozitivisht nga qytetarët, e që është “Më pak shpenzime – më shumë për të gjithë”.
Së pari ulëm marzhet e tregtisë me shumicë dhe tregtisë me pakicë të pajisjeve shkollore, duke ulur kështu shpenzimet për amvisëritë, veçanërisht për ato për që kanë nxënës.
“Më pas, në mënyrë që t'u dalim në ndihmë qytetarëve, publikuam Shportën konsumatore vjeshtor dhe kufizuam marzhat në 10% në tregtinë me shumicë dhe në tregtinë me pakicë në 73 produkte themelore ushqimore , diçka që është shumë e rëndësishme për të gjitha amvisëritë”, ka thënë Durmishi.
Kjo masë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme si shporta e Krishtlindjeve, shporta e Ramazanit, shporta e Pashkëve, e gjithë kjo me qëllim që t'u dalim në ndihmë qytetarëve para festave kur ka rritje të çmimeve të produkteve themelore ushqimore.
Masa ka arritur rezultatet dhe tashmë mund të themi se çmimet e produkteve themelore ushqimore në raftet në marketet janë ulur nga 5-10%.
“Në këtë drejtim, është e rëndësishme të thuhet se hyri në fuqi Ligji për praktikat e padrejta tregtare, me të cilin kufizohen rabati dhe shpenzimet plotësuese për mbi 2500 produkte ushqimore, nga të cilat presim ulje të mëtejshme të çmimeve të ushqimit deri në fund të këtij muaji”, ka thënë ai.
Që nga fillimi i mandatit tim në vazhdimësi kemi marrë vendime për të mbështetur biznesin dhe qytetarët.
Këto janë një sërë të arriturash të cilat ne sot po i prezantojmë. Një punë e cila ka për qëllim kujdesin ndaj qytetarëve.
Në fushën e mbështetjes së turizmit dhe punëtorëve me të ardhura të ulëta, 1777 vauçerë për turizëm me vlerë prej 32 milionë denarë u dhanë për punëtorët me të ardhura të ulëta që të mund të kalojnë pushimet e tyre në disa nga qendrat tona turistike. Me këtë masë, ne jo vetëm që mbështesim objektet hoteliere vendore, por u mundësojmë punëtorëve me të ardhura të ulëta dhe familjeve të tyre pushime në vendet turistike vendore.
Në fushën e biznesit, Ministria e Ekonomisë dhe Punës ofroi mbështetje financiare për kompanitë vendore në shumën mbi 120 milion denarë.
Përmes programit për mbështetjen e konkurrentësisë së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore për vitin 2024, që arrin në 32 milionë denarë, janë shpallur thirrjet publike për:
-mbështetje të zhvillimit, mirëmbajtjes dhe implementimit të praktikave të pranueshme shoqërore të subjekteve afariste
- mbështetje për rritjen e konkurrentësisë së subjekteve afariste nga industria përpunuese
– zhvillimi i subjekteve afariste, zhvillimi i produkteve dhe zhvillimi i tregut për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të laboratorëve
Nga Programi për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2024, janë siguruar 80.000.000 denarë për të mbështetur biznesin, ndërsa janë shpallur katër thirrje publike:
- kompensimi i një pjese të shpenzimeve për certifikimin e sistemit HALLALL të NVM-ve - kompensimi i një pjese të shpenzimeve për certifikimin e sistemeve të cilësisë sipas standardeve ISO të NVM-ve
- për subvencionimin e zejtarëve
- për dhënien e mjeteve financiare për realizimin e një programi (projekti) të shoqatave të konsumatorëve
Një pjesë e thirrjeve publike janë ende në rrjedhë, dhe u bëj thirrje kompanive vendore që të aplikojnë dhe të marrin mbështetje nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës.
Punojmë në përmirësimin e kushteve të investitorëve të huaj. Ministria e Ekonomisë dhe Punës ia dorëzoi lejen për fabrikën kompanisë gjermane KIEL në zonën industriale në Tetovë. Investim që do të hapë mbi 300 vende pune në rajonin e Pollogut.
“Punojmë në ndryshimin e Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve me të cilat do të përmirësohen kushtet e punës edhe për investitorët vendorë edhe për ata të huaj. Të gjitha vendimet dhe masat i miratojmë në konsultim me sektorin e biznesit dhe me sindikatat. Për një kohë shumë të shkurtër, pres që të mbahet seanca e parë e Këshillit Ekonomik Social ku do të shqyrtohen të gjitha çështjet e hapura edhe nga punëdhënësit edhe nga sindikatat me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë mes tjerash ministri Durmishi.
Na presin edhe shumë punë dhe angazhim për ta përmirësuar ekonominë e vendit. Jemi në rrugën e duhur për të sjellur akoma më shumë rezultate të shkëlqyera si rrjedhojë e punës dhe zgjidhjeve efikase që po ofrojmë. Poashtu, jemi shumë të vetëdijshëm për rrugën e cila na pret gjatë mandatit në vazhdim, por jam i bindur se do sjellim më të mirën ashtu siç e kemi dëshmuar deri tani!
Ministria e Ekonomisë dhe Punës është këtu për punë, jo vetëm 8 orë në ditë, por gjatë gjithë mandatit 4 vjeçar në vazhdim!