• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Selanik takim i delegacioneve të biznesit nga Maqedonia e Veriut dhe Greqisë

Në Selanik takim i delegacioneve të biznesit nga Maqedonia e Veriut dhe Greqisë

Athinë, 12 qershor 2024 (MIA) - Mundësitë për zgjerim, thellimi dhe forcimi i bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë do të shqyrtohet nga delegacionet e biznesit të dy vendeve në takimin e nesërm në Odën e Tregtisë dhe Industrisë në Selanik (EVET), njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Nga EVET njoftuan se do të jenë nikoqir të biznes-delegacionit nga 30 bizneset të udhëhequr nga kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, të cilët do të mbajnë takime private (B2B) me përfaqësues të biznesit grek me qëllim rishqyrtimin e mundësive për bashkëpunime të reja. 

Kompanitë nga vendi jonë janë nga sfera të ndryshme në sektorët e tregtisë, industrial dhe shërbimeve, siç janë energjetika, ndërtimtaria dhe TI teknologjitë.

Nga pala greke, sipas informatave të korrespondentes së MIA-s nga Athina, pritet të marrin pjesë 15-20 biznese, ndërsa bëhet fjalë për takimin e parë të tillë në vitet e fundit.

Sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, forumin e organizojnë të dyja Odat "në përputhje me prioritetet e programit vjetor të Asociacionit të Odave të Ballkanit për thellimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal" dhe në kuadër të Projektit: Mbështetja e sektorit privat për integrimin rajonal" e cila zbatohet në partneritet me USAID-in. 

Takimi, konform me agjendën zyrtare do të fillojë me fjalime përshëndetëse të kryetarit të OEMV-së Branko Azeski dhe nënkryetarit të parë të EVET Emanuil Vllahojanis, pas çka do të pasojë edhe panel diskutimi me temën: Perspektiva të hapura dhe mundësi për bashkëpunim: Mënyrat për të promovuar bashkëpunimin ekonomiko-tregtar mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”, ku do të mbajnë fjalim drejtorët e portit të Selanikut, si dhe përfaqësues të administratave doganore të të dyja vendeve. 

Më pas janë planifikuar takime dypalëshe biznesi.

Nga Oda e tregtisë dhe industrisë në Selanik, siç njoftoi MIA në fund të prillit i bënë thirrje biznesit të interesuar grek që të mbajnë takime me homologët e tyre të Maqedonisë, ndërsa e njëjta thirrje ishte bërë edhe nga Oda Ekonomike. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR