Në një aksident në Kolare humbi jetën një 46 vjeçar nga Shkupi, lëndime të rënda mori edhe një bashkëudhëtare e mitur
- Në një aksident trafiku dje rreth orës 18 në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar në fshatin Kolare jetën e humbi një 46 vjeçar nga Shkupi, pasi me automjetin e tij ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda mori edhe një bashkëudhëtare e mitur në automobil.
- Post By Sara Ademi
- 11:13, 2 mars, 2024
Ohër, 2 mars 2024 (MIA) - Në një aksident trafiku dje rreth orës 18 në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar në fshatin Kolare jetën e humbi një 46 vjeçar nga Shkupi, pasi me automjetin e tij ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda mori edhe një bashkëudhëtare e mitur në automobil.
"Me datë 01.03.2024 në ora 18:20 në stacionin policor Kërçovë është raportuar se në rrugën kryesore Kërçovë - Gostivar, afër fshatit Kolare, automjeti i udhëtarëve "Ford" me targa të Shkupit i drejtuar nga V.N.(46). nga Shkupi, doli nga rruga. Njëkohësisht nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore. Lëndime të rënda ka pësuar edhe bashkëudhëtarja e mitur", konfirmojnë në spitalin e Kërçovës, njofton SPB Ohër.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Departamentit për Punë të Brendshme në Kërçovë. sa/
foto: Arkivi i MIA-s