• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Meksikë vriten dy gazetarë për më pak se 24 orë

Në Meksikë vriten dy gazetarë për më pak se 24 orë

Meksiko Siti, 31 tetor 2024 (MIA) - Dy gazetarë nga Meksika janë vrarë për më pak se 24 orë në shtetet perëndimore të Meksikës, njoftuan mediat britanike.

Në shtetin perëndimor Kolima, dje pasdite u vra gazetarja e njohur Patrisha Ramirez e njohur edhe me pseudonimin e saj Peti Banberi.

Më herët, në qytetin Uruapan, në shtetin perëndimor Miçoakan i cili është përfshirë në dhunë u vra gazetari Mauricio Kruz i cili punonte për një kanal lokal të lajmeve.

Kjo është vrasja e parë e gazetarëve në Meksikë që kur presidentja Klaudia Shejnbaum erdhi në pushtet.

Meksika është një nga vendet më vdekjeprurëse në botë për gazetarët. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR