• e diel, 12 janar 2025

Në Los Anxhelos tre zjarre janë shuar pjesërisht, tre të tjera janë jashtë kontrollit

Në Los Anxhelos tre zjarre janë shuar pjesërisht, tre të tjera janë jashtë kontrollit

Los Anxhelos, 11 janar 2025 (MIA) - Nga gjashtë zjarret që kanë përfshirë zonën e Los Anxhelosit, tre janë vënë nën kontroll, ndërsa 50 për qind ose më shumë pjesë të zonës janë shuar, ndërsa zjarri më i madh në Pacifik palisades ende nuk është nën kontroll, si edhe zjarret në Iton dhe Arçer, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Zjarri në periferinë e pasur të Los Anxhelosit gjatë natës u përhap edhe më tej në lindje, ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe aeroplanët janë fokusuar në përpjekjet shtesë në zonën e kanionit Mandevil, njofton Si-En-En.

Sipas të dhënave më të fundit nga zjarrfikësit, zjarri në Pacifik palisades ku deri tani ka djegur 21,596 hektarë, është nën kontroll vetëm tetë për qind.

Zjarri në Iton i cili ka përfshirë 14.117 hektarë, deri tani është vënë nën kontroll vetëm në tre për qind të zonës, ndërsa zjarri në Arçer i cili ka përfshirë 19 hektarë është plotësisht jashtë kontrollit.

Sukses më të madh zjarrfikësit deri më tani kanë pasur në shuarjen e zjarrit në Lidia i cili përfshiu një sipërfaqe prej 395 hektarë tokë dhe deri më tani është shuar 98 për qind dhe në shuarjen e zjarrit në Herst i cili përfshiu 771 hektarë deri më tani është shuar 70 për qind, ndërsa zjarri Kenet që përfshiu 1.052 hektarë, deri më tani është shuar në gjysmën e zonës së prekur.

Për shkak të zjarreve vdekjeprurëse në Los Anxhelos, për rreth 100.000 banorë ende vlen urdhri për evakuim.

Shërbimi kundër zjarreve në Kaliforni vlerëson se më shumë se 10.000 objekte me gjasë janë dëmtuar ose shkatërruar vetëm nga zjarret në Iton dhe Palisades.

Zona e Los Anxhelosit edhe më tej mbetet nën alarmin e kuq, megjithëse zjarrfikësit shpresojnë që erërat mund të qetësohen gjatë natës që do t’u mundësojë të përballen me disa nga zjarret më të mëdha.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR