• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Londër përfundoi marrja në pyetje për 115 shkeljet financiare të Mançester Sitit

Në Londër përfundoi marrja në pyetje për 115 shkeljet financiare të Mançester Sitit

Londër, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Qendra ndërkombëtare londineze për zgjidhjen e kontesteve e ka përfunduar marrjen në pyetje për rastin me 115 shkeljet financiare të Mançester Sitit, njofton "Dejli mejl".

Aktgjykimi duhet të shqiptohet gjatë muajve të ardhshëm. Megjithatë, siç njofton burimi, palët me siguri do të parashtrojnë ankesë në cilëndo nga vendimet e mundshme, pra procedura mund të vazhdojë deri nga fundi i sezonit të ardhshëm.

Në shkurt të vitit 2023, Premier Liga e akuzoi Mançester Sitin për 115 shkelje të rregullave financiare. Thuhej se klubi ka bërë shkelje nga sezoni 2009/10 deri në sezonin 2017/18.

Nëse dëshmohet faji i Mançester Sitit, atëherë për "qytetarët" mund të zbatohen sanksione të ndryshme në formë të dënimeve me para, marrjen e pikëve ose largimin nga Premier Liga në ndonjë nga kategoritë më të ulëta të kampionatit anglez. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR