• e enjte, 07 nëntor 2024

Në Londër Mickoski në takim të shkurtër me Zelenskin

Në Londër Mickoski në takim të shkurtër me Zelenskin

Shkup, 18 korrik 2024 (MIA) - Sot në kuadër të Samiti të Bashkësisë politike evropiane në Londër realizova takim të shkurtët dhe bisedë me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski, publikoi kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

"Në takim theksova mbështetjen e qartë të Maqedonisë për Ukrainën dhe popullin ukrainas dhe theksova se ata mund të llogarisin në miqësinë tonë edhe në të ardhmen. Maqedonia dhe populli jonë janë një komb human dhe simpatizojnë këto sfida të vështira historike dhe pasoja të paparashikueshme. Marrëdhënia jonë bazohet në miqësinë e vërtetë nga e cila burojnë parimet, vlerat dhe mirëkuptimi", ka shkruar Mickoski në FB. ls/

Foto: Fejsbuk i kryeministrit Hristijan Mickoski 

 

QËNDRONI TË LIDHUR