• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Kuvend do të ndahet çmimi "8 Shtatori"

Në Kuvend do të ndahet çmimi

Shkup, 7 shtator 2024 (MIA) – Punonjësi i sportit, trajneri dhe kryetari i Federatës së Taekudnos së Maqedonisë, Borçe Kostovski, është fitues i çmimit “8 Shtatori” të këtij viti për vepër jetësore, që do të ndahet sot në një solemnitet në Kuvend.

Suksesin më të madh Kostovski e arriti si trajner i olimpikut Dejan Georgievski, i cili e fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike në Tokio në vitin 2021. 

Përveç Kostovskit, Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “8 Shtatori” do tu ndajë mirënjohje për realizime në sferën e sportit edhe Mirko Dimçevskit, Ramadan Shabanit, Zoran Boshkovskit dhe Dimitar Jovanovit. 

Çmimet do të ndahen në Sallën e Kristaltë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në orën 11. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR