• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Kosovë konfirmohet rasti i parë me virusin "Ethet e Nilit"

Në Kosovë konfirmohet rasti i parë me virusin

Prishtinë, 7 gusht 2024 (MIA) - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) sot konfirmoi rastin e parë të virusit "Ethet e Nilit Perëndimor", raportoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Nga Instituti kumtuan se bëhet fjalë për një pacient të gjinisë mashkullore, të moshës 59 vjeçare, nga Fushë Kosova.

"Bëhet fjalë për një pacient... të shtruar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) me datë 29.07.2024, për shkak të simptomave si lodhje dhe temperaturë të lartë. Këto simptoma te pacienti kanë filluar më 22 korrik 2024 dhe pas trajtimit ambulator, ai është shtruar më 29 korrik në Klinikën Infektive të QKUK për vlerësim dhe trajtim të mëtejshëm mjekësor", thuhet në kumtesë.

IKSHPK kumtoi se pacienti ka qenë në Shëngjin të Shqipërisë, pastaj ka udhëtuar për në Ulqin të Malit të Zi. Simptomat janë shfaqur menjëherë pas kthimit nga Ulqini. Pacienti trajtohet në Klinikën për Sëmundje Infektive në QKUK.

IKSHPK informon qytetarët se gjendja epidemiologjike në Kosovë është e qetë dhe po monitorohet me vëmendje të madhe. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR