• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në kontrollin aksional në Ohër gjendet marihuanë, arrestohen shtetase të huaja,....

Në kontrollin aksional në Ohër gjendet marihuanë, arrestohen shtetase të huaja,....

Shkup, 28 gusht 2023 (MIA) - Nëpunësit policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike dhe të Departamentit për Asgjësimin e Krimit të Organizuar deh Serioz në bashkëveprim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Inspektoratin Shtetëror të Punës  sipas planit të përgatitur paraprakisht dje në orën 1:00 kanë kryer kontrollim aksional në objekte gastronomike në Ohër, me ç'rast kanë gjetur marihuanë dhe kanë arrestuar shtetase të huaja.  

"Gjatë kontrollit te një person është gjetur marihuanë, kurse janë pikasur edhe 17 shtetase të huaja prej tyre katër kanë qëndruar në kundërshtim me ligjet në shtet (dy nga Rusia me vendqëndrim të skaduar, një nga Serbia me vendqëndrim të skaduar dhe një nga Serbia me ndalesë aktive në shtet). Personat janë privuar nga liria dhe gjykatës kompetent nga Gjykata Themelore Ohër iu ka shqiptuar gjobë në të holla dhe masën e largimit nga shteti", bëri të ditur MPB-ja. 

Nga ana e DAP-it është konstatuar mosdhënia e faturave fiskale dhe është konstatuar tepricë prej 80.000 denarëve, të holla të cilat nuk kanë qenë të evidentuara, për të cilat do të parashtrohet kallëzim përkatës.  

"Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Punës është pikasur personi i cili ka kryer aktivitete të punës, kurse nuk ka qenë i paraqitur, pas së cilës do të parashtrohet kallëzim përkatës. Nga ana Inspektoratit Shtetëror të Tregut është konstatuar edhe shkelja e ndalesës për konsumimin e duhanit në objekt gastronomik, për të cilat janë parashtruar kallëzime përkatëse", theksohet në kumtesën e MPB-së.  

 Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR