• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Kodrën e Diellit janë matur -1, në Manastir 10 gradë

Në Kodrën e Diellit janë matur -1, në Manastir 10 gradë

Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) - Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët prej -1 gradë është matur në Kodrën e Diellit, ndërsa më e larta 10 gradë celsius në Manastir.

 DPHM-ja njofton se 1 gradë është matur në Llazaropole, Kriva Pallankë dhe Kumanovë, 2 në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Shtip, Tetovë, Vinicë dhe Hanet e Mavrovës, 3 në Veles dhe Kavadar, 4 në Demir Kapi dhe Krushevë, 5 në Berovë, 6 në Strumicë dhe Gjevgjeli, 7 në Ohër, 8 në Pretor dhe 9 në Prilep. 

Në 24 orët e fundit, deri në orën 7, reshje ka pasur 59 litra për metër katror në Lazaropolë, 40 në Hanet e Mavrovës, 29 në Kodrën e Diellit, 13 në Krushevë, 11 në Tetovë, 8 në Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë dhe Kumanovë, 6 në Ohër, Shtip, Veles dhe Vinicë, 5 në Berovë dhe Manastir, 4 në Shkup-Zajçev Rid, 3 në Kavadar dhe Gjevgjeli, 2 në Demir Kapi dhe Strumicë dhe një në Pretor.

Gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm moti ka qenë pjesërisht i vranët me reshje lokale shiu, të cilat në pjesët veriperëndimore kanë qenë të shumta. Era ishte mesatare dhe në disa vende e fortë nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor. Sipas të dhënave nga stacionet tona matëse, në Shtip ka fryrë erë e fortë ku ka arritur shpejtësinë deri në 80 km/h, ndërsa në Kriva Pallankë dhe Manastir mbi 60 kilometra në orë.

 Sot do të mbajë mot me vranësira të pjesshme, paradite me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në zonat malore me borë. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi veriperëndimor, vende-vende me shpejtësi mbi 80 kilometra në orë. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 6 deri në 13 gradë.

 Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR