• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Hungari mbahen zgjedhje lokale dhe evropiane

Në Hungari mbahen zgjedhje lokale dhe evropiane

Budapest, 9 qershor 2024 (MIA) - Në Hungari sot mbahen zgjedhje lokale dhe zgjedhje për përfaqësues hungarezë në Parlamentin Evropian (PE).

Të drejtë vote në zgjehdjet lokale kanë rreth 7,85 milionë njerëz në 10.119 vendvotime në vend. Vendvotime janë hapur prej ora 6 deri 19.

Pothuaj po aq njerëz mund të votojnë për përfaqësues hungarezë në Parlamentin Evropian në vendvotimet në Hungari dhe në 147 përfaqësi hungareze në vendet huaj, si dhe përmes postës. Për herë të parë do të votojnë më shumë se 216.000 të rinj.

Listat zgjedhore të 11 partive politike, të cilat i ka konfirmuar Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, janë në konkurrencë për 21 deputetë në Parlamentin Evropian. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR