Në Euro 2024 do të përdoret topi që do të sinjalizojë luajtje me dorë
- Në Kampionatin Evropian të vitit 2024 do të përdoret një top me teknologji të lartë nga kompania "Adidas".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:31, 5 dhjetor, 2023
Londër, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Në Kampionatin Evropian të vitit 2024 do të përdoret një top me teknologji të lartë nga kompania "Adidas".
Sipas "The Times", topi do të jetë i pajisur me një mikroçip që do të ndihmojë që të përcaktohet nëse është përdorur dorë gjatë sulmeve kur do të shënohet gol. Ky sistem do të funksionojë së bashku me teknologjinë për ndjekjen e gjymtyrëve, që mundëson krijimin e imazheve vizuale 3D të lojtarëve në kohë reale.
Mikroçipi do të shënojë edhe kohën e saktë të goditjes së topit, gjë që do t'i ndihmojë arbitërve të përcaktojnë nëse ka pasur një pozicion jashtë loje.
Euro 2024 do të mbahet në Gjermani nga 14 deri më 14 qershor të vitit 2023. Ndeshjet do të luhen në 10 qytete. Në turneun përfundimtar do të marrin pjesë 24 kombëtare.
Foto: Fesjbuk "UEFA"