Në ditën e sotme
1 maj 2024 (MIA)
- Sot është Dita Ndërkombëtare e Punës.
1218. - Lindi mbreti gjerman Rudlof, themelues i dinastisë Habzburg, i cili qe në pushtet nga viti 1273 deri në vitin 1291. Në betejën e Fushës së Moravës në vitin 1278 e fitoi mbretin çek Otokar II Pshemsil.
1672. - Lindi shkrimtari anglez dhe politikani Xhozef Adison. Më shumë ese të tij moraliste-racionaliste janë publikuar në gazetat "Tatler" dhe "Spektator". E shkroi tragjedinë "Katon".
1873. - Mjeku skocez, misionar dhe hulumtues në Afrikë Dejvid Livingston, i cili i zbuloi ujëvarat e Viktorias, është gjetur i vdekur në Çitambo të Zambisë së tanishme. I pari e hulumtoi shkretëtirën Kallahari, basenin e lumit Zambezi, liqenin Njasa dhe liqene të tjera afrikane dhe burimin e lumit Kongo. Më shumë se 30 vite i kaloi në Afrikë. Është varrosur në katedralen Vestministrore në Londër.
1886. - Në Çikago, SHBA, shpërtheu grevë e rreth 40.000 punëtorëve të cilët dolën me kërkesën për orar pune tetëorëshe. Në Kongresin e parë në Paris, në vitin 1889 u vendos që çdo vit më 1 maj, në shenjë të përkujtimit të punonjësve të Çikagos, të mbahen protesta masive Nga viti 1890 1 maji festohet si manifestim i solidaritetit klasor të klasë punëtore në mbarë botën.
1923. - Lindi shkrimtari amerikan Xhozef Heler. Ai i shkroi romanet "Diçka ka ndodhur", "I mirë si ari" dhe dramën "Bombarduam në Njuhevën"
1931. - Në qytetin e Nju-Jorkut, u çel zyrtarisht ndërtesa EmpireState. Për 4 dekadat e ardhshme ndërtesa prej 440 metrash do të ishte më e larta në botë. Presidenti Herbet Hoover dhe guvernatori i Nju-Jorkut, Alfred Smith, drejtuan një ceremoni festive e cila përfshinte një paradë të punëtorëve që ndihmuan në ngritjen e ndërtesës. Një bandë muzikore luante një pjesë të kompozuar posaçërisht për këtë ceremoni nga Xhorxh Gershuin. Presidenti dhe guvernatori shtypën butonët e ashensorëve drejt katit të 86-të të ndërtesës e më pas drejt katit 102-të.
1945. - Njesitë e armatës së katërt të Ushtrisë popullore të Jugosllavisë në Luftën e dytë botërore dolën në lumin Soça dhe i pushtuan Triesten, Goricën dhe Tërzhiçin.
1945. - Në një bunker në Berlin vetëvrasje bëri shefi i propagandës gjermane në Luftën e dytë botërore, Jozef Gebels.
1960. - Një aeroplan amerikan zbulimi u qëllua dhe rrëzua ndërkohë që po fluturonte mbi territorin e Bashkimit Sovjetik. Udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, Nikita Krushov, i bëri publike hollësitë e incidentit më 5 maj. Ai tha se avioni ishte qëlluar nga një raketë kundërajrore dhe se mbeturinat e avionit ishin gjetur në Vargmalet Urale, në lindje të Moskës. Zoti Krushov tha gjithashtu se piloti, Francis Gary Powers, i cili ishte hedhur me parashutë nga aeroplani ishte kapur dhe po merrej në pyetje. Shtetet e Bashkuara në fillim thanë se aeroplani po merrej me kërkime mbi motin.
1978. - Hulumtuesi japonez Naomi Uemura u bë njeriu i parë i cili arriti në Polin e Veriut.
1991. - Në Radio televizionin e Maqedonisë filloi transmetimi i muzikës në radio - Kanali 103. Ajo është alternativa e parë dhe e fundit dhe paraqitje jokomerciale mediale në eterin e Maqedonisë. Shumë artistë dhe grupe të Maqedonisë, fillimet e tyre në promovimin medial i kanë posaçëisht në Kanalin 103, si dhe performancat e tyre të para janë në disa nga koncertet aktive, çka kjo radio i ka organizuar.
1993. - Presidenti i Sri Lankës Ranasinge Premadasu në Kolombo gjatë festës së Majit me bombë është vrarë nga një atentator-vetëvrasës.
1994. - Vdiq Ayrton Senna, garues në garat automobilistike Formula 1. Lindi më 1960.
2002. - Në Holandë hyri në fuqi ligji për eutanazi, një vit pasi Parlamenti e votoi vendimin me të cilin ky vend u bë i parë në botë në të cilin është lejuar vrasje me mëshirë.
2004. -Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Qiproja, Sllovakia dhe Sllovenia inkuadrohen në Bashkimin Evropian.
2006. - Kryengritësit islamik vranë së paku 35 hindusë në pjesën induse të Kashmirit. Sulmi ka ndodhur në dy fshatëra në rajonin Doda. Asnjë grup nuk ndërmori përgjegjësi për sulmin.
2011. - Lideri libian Moamer Gadafi përjetoi sulm ajror të NATO-s në të cilin humbi jetën djali i tij më i ri Saif al-Arab dhe tre nipat e tij. Në shtëpi gjatë sulmit kanë qenë Gadafi dhe bashkëshortja e tij, por ata nuk janë lënduar. Objekti ka ndodhur në kuartin luksoz Bab al-Azizi. Djali i Gadafit ka qenë person civil dhe student në Gjermani.
2015. Në moshën 93-vjeçare në Manastir, vdiq doajeni i gazetarisë së Manastirit dhe të Maqedonisë Dimitrar Dimitrovski -Takec.