6 janar 2025 (MIA)
1169. – Franca dhe Anglia dakorduan paqe pas takimit të mbretërve Luj i Shtati dhe Henri i Dyti, në Monmiraj.
1367. – Shkupi ra në pushtetin osman dhe u bë seli e shanxhakut (rajon, njësi administrative në krye me shanxhakbeun, epror i lartë ushtarak dhe administrativ). Sanxhaku i Shkupit ishte provinca e parë osmane në territorin e ish vendeve jugosllave dhe bazë për hyrje drejt veriut dhe perëndimit.
1412. – Lindi Jeanne D’Arc, heroina kombëtare franceze dhe shenjtorja e kishës katolike romane. Në vitin 1429 ajo bindi mbretin Charles VII t’i jepte një ushtri, të cilën ajo e udhëhoqi me fitore në betejën e Orleansit.
1745. – Lindi shpikësi francez Zhan-Etien Mongolfie. Ai, së bashku me vëllanë e tij Zhosef Michel, kryen fluturimin e parë të suksesshëm me një ballon në ajër të ngrohtë.
1822. – Lindi Hajnrih Shliman, arkeolog gjerman, i cili zbuloi dhe nxorri në dritë qytetet legjendare të Trojës dhe Mikenës.
1838. – Lindi kompozitori gjerman, Maks Bruk. Ai u bë i njohur për koncertet e tij për violinë dhe për veprën e tij “Fantazi Skoceze”.
1852. – Vdiq Lui Brej, shpikësi francez i sistemit të leximit për të verbërit.
1907. – Në Boston u themelua shoqëria kombëtare “Besa – Besën” prej një grupi patriotësh pjesa më e madhe nga rrethi i Korçës. Zyrtarët e parë të shoqërisë ishin: kryetar, Fan S. Noli, nënkryetar Goni Katundi.
1925. – Mbreti Zog formoi qeverinë e re.
1950. – Britania e Madhe e njohu Kinën.
1993. – Vdiq në moshën 54 vjeçare, Rudolf Nurejev, kërcimtari rus i baletit, një nga kërcimtarët më të mëdhenj të shekullit. Atij iu dha azil politik në Paris në vitin 1961.
2004. – Irani i ripërtëriu tërësisht marrëdhëniet diplomatike me Egjiptin të cilat ishin ndërprerë para 25 viteve, duke e ndërruar edhe emrin e rrugës e cila e mbante emrin e terroristit që e vrau presidentin egjiptian Anvarel el Sadat, në tetor të vitit 1981