• e martë, 07 janar 2025

Në ditën e sotme 

Në ditën e sotme 

7 dhjetor 2025 (MIA) 

1598. – Lindi Xhovani Lorenco Bernini, skulptor italian, ndërtues, fotograf dhe shkrimtar. Vdiq më 28 nëntor të vitit 1680. 

1863. – Lindi kompozitori italian Pjetro Maskanjo, Veprat: operat “Iris”, “Miku Fric” dhe t. tjera. 

1894. – Vdiq Ferdninand de Lesens, diplomat, inxhinier francez dhe ndërtues i Kanalit të Suezit. 

1922. – Irlanda Veriore votoi për ndarje nga Republika e Ilrandës. 

1924. – Lindi burrshtetasi portugez Mario Soares. Pas rrëzimit të diktaturës në Portugali në vitin 1974 tre herë është zgjedhur kryetar i Qeverisë. Në vitin 1986 u bë shef i shtetit dhe ështl personi i parë civil në funksionin president i Portugalisë pas 60 viteve. 

1941. – Britani e Madhe në Luftën e Dytë Botërore i shpalli luftë Hungarisë, Rumanisë dhe Ginlandës, vende të cilat si anëtare të Paktit trepalësh morën pjesë në agresionin mbi bashkimin sovjetik. 

1965. – Asambleja Parlamentare e OKB-së miratoi Deklaratë për zgjerimin mes rinisë së idealit për paqe, respekt reciprok dhe mirëkuptim midis popujve. 

1975. – Armata indoneziniane e pushtoi koloninë e mëparshme portugeze Timorin Lindor. 

1988. – Në tërmetin në Armeni e humbën jetën më shumë se 25.000 njerëz, ndërsa gjysëm milion mbetën pa kulm mbi kokë. U shkatërruan më shumë se 10 për qind nga industria armene. 

1992. – Qeveria e Indisë e ndaloi lëvizjen fundamentaliste. 

1993. – Në Shkup vdiq Bllazhe Koneski, akademik, njëri nga krijuesit më të theksuar kulturor, shkrimtar, poet dhe shkencëtar, krijimtaria hulumtuese e tij dha rezultate të mëdha në literaturën maqedonase dhe në sferën e gramatikës dhe në historisë së gjuhës maqedonase dhe në sferën e historisë kulturore të popullit maqedonas. 

1995. – Në Athinë diplomati Aleksandar Maljas, u emërua shef i Zyrës për ndërlidhje, në kryeqyetin e Republikës së Maqedonisë. 

2001. – Forcat e Aleancës Veriore në Afganistan e ndërmorën kontrollin ndaj qytetit Kandahar, vendstrehimin e fundit i talebanëve. 

2007. Ministria e Shëndetësisë në Ugandë zyrtarisht njoftoi se në vend më shumë se 100 persona janë infektuar nga ebola. Në paraqitjen e mëparshme të ebolës në Ugandë në vitin 2000 dhe 2001 u sëmurën 425 persona, ndërsa gjysma e tyre vdiq. 

QËNDRONI TË LIDHUR