• e martë, 07 janar 2025

Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës në qafat malore Gjavatë dhe Bukovë

Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës në qafat malore Gjavatë dhe Bukovë

Shkup, 5 janar 2025 (MIA) - Ulje të dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës nga 80 deri në 100,  ka në qafën malore Gjavatë dhe deri në 50 m në qafën malore Bukovë, njoftoi LAMM.

Komunikacioni në afërsi të Bashino Sellës, pranë urës, është ndërprerë plotësisht që prej datës 03.01.2025 dhe do të jetë i ndërprerë për një periudhë më të gjatë.

Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në disa vende në rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga data 15.11.2024 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2025.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR