• e mërkurë, 10 korrik 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

10 maj 2024 (MIA)

- Sot është Dita Botërore e Aktivitetit Fizik

1497. - Lundërtari italian Amerigo Vespuçi u nis në udhëtimin e parë nëpër botë. Lundroi deri në brigjet e Hondurasit dhe të Brazilit dhe zbuloi kontinent të ri mes Evropës dhe Azisë, të quajtur Amerikë.

1774. - Vdiq Luj IV, mbreti i Francës. Lindi më 15 shkurt të vitit 1710. Atë e trashëgoi Luj XVI, mbreti i fundit francez nga dinastia e burbonëve.

1881. - Kurorëzohet mbreti rumun me origjinë gjermane Karol i Parë Hoencolern, mbreti i parë i Rumanisë.

1988. - SHBA-ja i vendosi veto rezolutës së Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara ku Izraeli është dënuar për invazion në pjesën jugore të Libanit.

1994. - Nelson Mandela u zgjodh kryetar i Afrikës së Jugut dhe u bë i pari kryetar me ngjyrë i këtij shteti.

1994. - Manjati medial, Silvio Berlusconi u bë kryeministër i Italisë, në të cilën për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore zunë vend edhe neofashistët.

1997. - Në një tërmet në Iranin lindor e humbën jetën të paktën 1.560 njerëz.

2002. - Ish-agjenti i FBI-së, Robert Hansen është dënuar më burgim të përjetshëm për shkak se i kishte shitur dokumente sekrete Rusisë, duke i shkaktuar dëmin më të madh në histori shtetit amrikan.

2003. - Gjykata në Jemen i shqiptoi dënimin me vdekje Abed Abdul Razak Kamel, i cili kishte vrarë tre misionarë amerikanë baptistë dhe plagosjen e njërit në dhjetor të vitit 2002.

2005. - Në Berlin u hap Qendra Memoriale në kujtim të më se 6 milionë hebrenjve të vrarë gjatë pushtetit nazist.

2006. - Giorgio Napolitano u zgjodh kryetari i 11-të i Italisë, pas Luftës së Dytë Botërore. Ai ishte komunisti i parë që u emërua në këtë pozitë.

QËNDRONI TË LIDHUR