• e mërkurë, 17 korrik 2024

Mot me diell me temperatura deri 39 gradë, pasdite në pjesët perëndimore të vendit shi i rrëmbyeshëm lokal

Mot me diell me temperatura deri 39 gradë, pasdite në pjesët perëndimore të vendit shi i rrëmbyeshëm lokal

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale. Pasdite në pjesët perëndimore të vendit do të ketë paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm lokal të shoqëruar me bubullima dhe me kushte për stuhi afatshkurtër.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 23 gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 33 deri 29 gradë. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 39 gradë.

Nga DPHM paralajmërojnë se në ditët në vijim vijon periudhë e motit shumë të nxehtë me temperaturë ditore e cila kudo do të jetë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa në disa vende do të arrijë deri 40 gradë. 

Në orët e pasdites, kryesisht në zonat malore, do të ketë paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, veçanërisht të enjten kur do të ketë kushte për stuhi afsthkurtër. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR