• e mërkurë, 10 korrik 2024

MIA Paralajmërime

MIA Paralajmërime

10 korrik 2024

Shkup - Mbledhje e Komisionit kuvendor për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. (Salla "Boris Trajkovski"/12:00)

Shkup - Mbledhje e Gjykatës Kushtetuese. (9:30)

Shkup - Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski do të flasë në tibunën "Zhvillimi si kusht për mbijetesë të ndërtimtarisë vendore", në organizim të Fakultetit të Ndërtimtarisë. (amfiteatri i Fakultetit të Ndërtimtarisë/ 10:00/ deklarata janë paraparë para fillimit të ngjarjes)

Vinicë - Ambasadori i Bashkimit Evropian, Dejvid Gir do ta vizitojë Vinicën dhe do të realizojë takim me kryetarin Mile Petkov dhe me Këshillin e komunës. (Komuna Vinicë, pas takimit deklarata për mediat do të japin euroambasadori Gir dhe kryetari Petkov/12:00 – 12:30) 

Shkup - Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në një ngjarje përkujtimore do të shënojë 29-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. (Salla "Uillson", ITSHKSH/11:00)

Shkup - Shënimi i Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar i fokusuar në "Demokraci dhe bashkëpunim në rajonin e Ballkanit". (Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik/11:00)

__________________________________________________________ 

МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe më pas nuk merr përgjegjësi për rinjoftim nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara

QËNDRONI TË LIDHUR