Në ditën e sotme
- 1589. – Vdiq mbretëresha franceze Katarina Medeçi, e bija e Firenca Lorenco Mediçit të Dytë e cila pas vdekjes së burrit të saj Andri i Dytë, prej vitit 1560 ka sunduar me Francën me djemt Fransoa i Dytë, Sharli i Nëntë dhe Andri i Tretë.
- Post By Sara Ademi
- 09:09, 5 janar, 2025
5 janar 2024 (MIA)
1589. – Vdiq mbretëresha franceze Katarina Medeçi, e bija e Firenca Lorenco Mediçit të Dytë e cila pas vdekjes së burrit të saj Andri i Dytë, prej vitit 1560 ka sunduar me Francën me djemt Fransoa i Dytë, Sharli i Nëntë dhe Andri i Tretë.
1855. – Lindi zbuluesi amerikan King Kemp Xhilet, zbulues i thikës për rroje, e njohur tek ne si “zhilet” sipas verzionit francez të mbiemrit të tij.
1925. – Neli Tejlor Ros bëri betimin si guvernatore e shtetit Vuoming, duke u bërë kështu guvernatorja e parë grua në Shtetet e Bashakuara. Nellie Ross ishte e veja e guvernatorit William Ross, i cili kishte vdekur gjatë kohës në këtë post. Ajo u zgjodh për të zëvendësuar të shoqin për pjesën e pambaruar të mandatit si guvernator. Zonja Ross vazhdonte të mbante rroba zie kur bëri betimin.
1961. – Qeveria ushtarake në Peru arrestoi qindra njerëz nën akuzë se janë komunistë.
1971. – Qeveria soacialiste e Kilit vendosi marrëdhënie diplomatike me Kinën.
1995. – Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka miratuar vendim për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Uzbekistanit dhe Republikës së Moldavisë.
1997. – Rusia i tërhoqi njësitë e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes nga Çeçenia.
2004. – Është njoftuar se në zgjedhjet e jashtëzakonshme presidenciale në Gjerogji bindshëm fitoi lideri i opozitës Mihail Sakashvili (36).
2006. – Në sulmet e dy vetëvrasëve me bombë në qytetet irakiane Karabali dhe Ramadi, humbën jetën 130 persona, ndërsa u plagosën më shumë se 200 vetë.
2007. – Vdiq Momofuka Andoa “mbreti japonez i brumërave të imëta”, zbuluesi i “instant brumërave të imëta” që janë ushqimi kryesor i astronautëve në kozmos.