• e shtunë, 17 gusht 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

16 gusht 2023 (MIA)

1397. - Lindi në Hungari Alberti II, mbret i Gjermanisë, Bohemisë dhe Dukë i Austrisë.

1513. - Forcat angleze dhe gjermane nën komandën e mbretit Henri VIII, mundin ato franceze në Ginegejt. Kjo betejë mori emrin "Beteja e Mamuresë".

1780. - Gjatë Revolucionit amerikan, trupat amerikane, të udhëhequra nga Horacio Gjejts, munden nga trupat britanike të udhehequra nga gjenerali Lord Kornuollis. Kjo betejë u zhvillua në Camden të Nju Jorkut.

1812. - Gjenerali amerikan Uilliam Hill ua dorëzoi forcave britanike FortDetroitin pa luftë

1832. - Lindi Vilhem Vund, psikolog gjerman, i konsideruar si themelues i psikologjisë eksperimentale.

1845. - Lindi Gabriel Lipman, fizikant francez dhe fitues i çmimit 'Nobel' për prodhimin nga ana e tij të së parës pllake fotografike me ngjyra.

1913. -  Universiteti Imperial i Tokohu, në Japoni pranoi studenten e parë femër

1948. - Vdiq në Nju Jork Siti, Xhorxh Herman, lojtar amerikan bejzbolli.

1956. - Vdiq Bela Lugoshi, aktor filmi me origjine hungareze, i famshëm për interpretimin e Drakulës. Trupi i tij u dogj në orën e tij Drakuiliane.

1966. - Firmoset deklarata e Bogotes me anën e së cilës kërkohej një integrim ekonomik i Amerikës Latine dhe mosndërhyrje në punët e brendshme të Shteteve të Bashkuara.

1977. - Vdiq në moshën 42-vjeçare Elvis Presli. Ai vdiq nga një çrregullim zemre si pasojë e abuzimit që kishte berë më parë me drogën.

1977. - Vdiq Henrik Van Der Berg. Ai ishte themeluesi i shërbimit të parë informativ të Afrikës se Jugut në vitin 1963. Ky shërbim ishte pararoja e famëkeqes, Zyra e Sigurimit të Shtetit (BOSS) e cila filloi aktivitetin e saj në vitin 1969.

1990. - Sadam Huseini paralajmëron presidentin Bush se ato mijëra trupa të dërguara në Gjirin Persik do të ktheheshin në shtëpi me arkivola.

1996. - Lionel Fernandez, një avokat 42-vjeçar i rritur në Nju Jork Siti, bëhet presidenti i 100-t i Republikës Domenikane.

1999. - Kryeministri rus, Vladimir Putin, u konfirmua në postin e tij, gjatë një votimi të Dumës. Vladimir Putin u emërua kryeministër i përkohshëm nga Presidenti Boris Jelcin, për të zëvendësuar Sergei Stepachine.

2003. - Vdiq ish diktatori i Ugandës, Idi Amin Dada, njëri nga dhespotët më të përgjakur në historinë e Afrikës. Ai si shef i Shtatmadhorisë së ushtrisë së Ugandës pushtetin e mori në vitin 1971 me goditje ushtarake në të cilin nga pushteti e hoqi Milton Obote, në kohën kur shefi i shtetit ishte jashtë vendit. Gjatë qeverisjes së tij diktatoriale në këtë vend të Afrikës qendrore janë masakruar madje gjysmë milionë njerëz.

2007. -  Tërmet me intensitet prej 7,9 ballë sipas Shkallës së Rihterit e goditi Peruhn, me ç'rast humbën jetën të paktën 510 persona, ndërsa mbi 2.000 janë lënduar.

 

QËNDRONI TË LIDHUR