• e premte, 16 gusht 2024

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite në disa vende i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite në disa vende i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Pasdite në disa vende do të jetë mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 33 deri në 39 gradë. Indeksi UV do ta ketë vlerën 8.

Siç njoftuan nga DPHM, në Shkup do të jetë me diell dhe i nxehtë, pasdite me zhvillim mesatar të vranësirave të paqëndrueshme. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 39 gradë.

Në ditët në vijim në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe kushte për stuhi të shkurtër. Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme në disa vende do të jetë jostabil, lokalisht në formë të stuhisë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fortë dhe bubullima. Temperaturat e ditës do të jenë në rënie graduale. 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR