• e shtunë, 17 gusht 2024

Nga e diela mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm me rënie të temperaturave

Nga e diela mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm me rënie të temperaturave

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Të shtunën do të mbajë mot i ngrohtë, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes me paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe kushte për stuhi afatshkurtër. Nga e diela deri në mesin e javës së ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe i paqëndrueshëm me rënie graduale të temperaturës ditore.

Në disa vende, proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të forta shiu, bubullima, erë të fortë dhe breshër, kumtoi DPHM.

Temperaturat minimale do të jenë prej 11 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalet ditore do të arrijnë 37 gradë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR