• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Athinë sot do të ndizet zjarri olimpik për Olimpiadën Speciale në Berlin

Në Athinë sot do të ndizet zjarri olimpik për Olimpiadën Speciale në Berlin

Athinë, 7 qershor 2023 (MIA) - Në manifestim solemn në Athinë, sot do të ndizet zjarri olimpik, gjegjësisht "Zjarri i shpresës" për Olimpiadën Speciale të 16-të e cila prej 17 deri 25 qershor do të mbahet në Berlin, ndërsa në të cilën marrin pjesë edhe atletë nga Maqedonia e Veriut, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në ceremoninë në Athinë, ku tradicionalisht do të ndizet zjarri olimpik do të marrë pjesë presidentja greke, Katerina Sakellaropullu. 

Zjarri olimpik do të shkojë për Berlin për hapjen solemne të Olimpiadës Speciale. 

Lojërat Botërore në Olimpiadën Speciale Berlin 2023 janë nën moton "Së bashku të pamposhtur", për herë të parë mbahen në Gjermani, do të marrin pjesë 7.000 atletë me pengesa në zhvillimin intelektual, të cilët do të garojnë në 26 sporte, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve janë edhe përfaqësues nga vendi ynë. 

Nga Olimpiada Speciale e Maqedonisë së Veriut, përmes Fejsbukut zyrtar i prezantuan altetët tanë, për të cilët theksuan se pa u lodhur po përgatiten për Lojërat e ardhshme Olimpike Speciale Botërore dhe janë të gatshëm të sjellin medalje. 

"Po përgatitemi që të fitojmë medalje, por edhe që t'i fitojmë zemrat e të gjithëve duke nxitur përhapjen e vetëdijes për shoqëri më gjithpërfshirëse. Bashkë, t'i festojmë aftësitë dhe arritjet e veçanta të atletëve tanë të jashtëzakonshëm", theksuan nga Olimpiada Speciale e Maqedonisë së Veriut. 

Në Lojërat Olimpike Verore në Olimpiadën Speciale në Abu Dabi në vitin 2019, atletët tanë fituan tri medalje të arit në not, një në 25 dhe dy në 50 metra, një medalje të bronzit në 50 metra atletikë dhe tri medalje të bronzit në atletikë në 25, 50 dhe 100 metra. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR