Në aksidentin e aeroplanit në Kazakistan e humbën jetën 35 persona, ndërsa 32 i mbijetuan rrëzimit
- Mediat e Kazakistanit kumtuan se 32 persona i mbijetuan rrëzimit të aeroplanit të pasagjerëve në afërsi të Aktaua, ndërsa 32 kanë vdekur.
Astana, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Mediat e Kazakistanit kumtuan se 32 persona i mbijetuan rrëzimit të aeroplanit të pasagjerëve në afërsi të Aktaua, ndërsa 32 kanë vdekur.
Ministria e Transportit e Kazakistanit kumtoi se në aeroplan kishte shtetas të pesë vendeve - 37 Azerbajxhanë, gjashtë shtetas të Kazakistani, tre shtetas të Kirgistanit dhe 16 rusë.
Agjencia ruse për mbikëqyrje të trafikut ajror bën të ditur se të dhënat fillestare tregojnë se piloti ka vendosur të bëjë një ulje emergjente pasi aeroplani ka goditur një zog.
Aksidenti i aeroplanit ka ndodhur në mëngjes, kur një aeroplan i Azerbajxhanit po fluturonte nga Baku në Grozni, por u riorientua për shkak të mjegullës në Çeçeni. Në vend të kësaj, u detyrua të bënte një ulje emergjente tre kilometra nga Aktau, Kazakistani perëndimor.
Mediat ruse pretendojnë se aeroplani nuk mundi të ulej në qytetin rus Grozni për shkak të një sulmi nga një dron ukrainas. Piloti e riorientoi fluturimin për në qytetin Mahaçkala, qendra administrative e rajonit fqinj të Dagestanit, por, sipas mediave ruse, mjegulla e pengoi të ateronte atje, transmeton Anatolia.
Ai në fund kërkoi leje për të ateruar në Aktau, një qytet kazak në Detin Kaspik. Aksidenti ka ndodhur pak kilometra larg aeroportit në Aktau.
Presidenti i Kazakistanit Kasim-Jomart Tokaev urdhëroi një hetim për aksidentin, ndërsa presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliev e ndërpreu vizitën në Shën Petersburg, Rusi, për t'u kthyer në Baku pas incidentit. Presidenti rus Vladimir Putin i shprehu ngushëllimet e tij të thella Presidentit të Azerbajxhanit. ls/