• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Aeroportin në Shkup parandalohet përpjekje për kontrabandë të orëve të dorës me vlerë prej 240 mijë denarë

Në Aeroportin në Shkup parandalohet përpjekje për kontrabandë të orëve të dorës me vlerë prej 240 mijë denarë

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Nëpunësit doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, dje konfiskuan tetë orë dore me vlerë të përgjithshme prej 240.862,00 denarë. Orët janë zbuluar te një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili kishte ardhur me fluturim nga Australia. 

"Udhëtari ishte përcaktuar për kanal të gjelbër ku kalojnë udhëtarët të cilët nuk kanë asgjë për të raportuar. Në pyetjen nëse ka për të raportuar diçka, ishte përgjigjur se nuk ka asgjë për të raportuar, por gjatë kontrollit doganor në bagazhin e udhëtarit ishin gjetur orët jo të raportuara: një orë dore Rado dhe shtatë orë të dorës Elite", njoftuan sot nga Drejtoria e Doganës. 

Kundër udhëtarit është ngritur kallëzim penal për mosrespektim të rregullores së doganave. fc/

Fotografia: Drejtoria e Doganave

 

QËNDRONI TË LIDHUR