• e enjte, 26 dhjetor 2024

Murinjo u jep lamtumirën tifozëve të Romës

Murinjo u jep lamtumirën tifozëve të Romës

Romë, 17 janar 2024 (MIA) - Ish trajneri i Romës, Zhoze Murinjo në faqen e tij në rrjetin social ka postuar një video lamtumire për tifozët e skuadrës romake.

"Djersë, lot, gëzim, pikëllim, dashuri, vëllazëri, histori, zemër, përjetësi", ka shkruar Murinjo në përshkrimin e videos.

Murinjo është në Romë që nga viti 2021. Ai e udhëhoqi skuadrën drejt fitores në Ligën e konferencës në vitin 2022 dhe arriti në finalen e Ligës së Evropës sezonin e kaluar.

Në sezonin vijues të kampionatit italian në futboll, Roma është në vendin e 9-të me 29 pikë në 20 ndeshje. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR