Murinjo: Totenhemi është klubi i vetëm në karrierën time, me të cilin nuk kam marrëdhënie të afërta
- Zhoze Murinjo e quajti Totenhemin klubin e vetëm në karrierën e tij, me të cilin nuk ka lidhje të afërta.
- Post By Fitore Curri
- 19:59, 25 maj, 2023
Romë, 25 maj 2023 (MIA) - Zhoze Murinjo e quajti Totenhemin klubin e vetëm në karrierën e tij, me të cilin nuk ka lidhje të afërta.
"Totenhemi është klubi i vetëm me të cilin nuk kam marrëdhënie të afërta. Ndoshta sepse stadiumi ishte i zbrazët gjatë kohës së Kovidit. Ose sepse kryetari Levi nuk më lejoi të luaj finalen dhe ta fitoj trofeun. Por, ky është klubi i vetëm i tillë në jetën time", deklaroi portugezi, i cili tani punon në Romë.
Murinjo e ka menaxhuar Totenhemin nga viti 2019 deri në vitin 2021.
Në karrierën e tij portugezi ka punuar edhe në Benfikë, Leirë, Porto, Çellzi, Inter, Real dhe Mançester junajted. fc/
Foto: EPA