• e shtunë, 23 nëntor 2024

Murinjo publikisht i kërkoi falje Sançezit

Murinjo publikisht i kërkoi falje Sançezit

Romë, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Trajneri i Romës, Zhose Murinjo i ka kërkuar falje mesfushorit Renato Sançez për zëvendësimin e djeshëm në ndeshjen me Bolonjën në kuadër të xhiros së 16-të të Serisë A.

"Dëshiroj që publikisht t'i kërkoj falje Renatos pasi ajo që kam dashur ta bëjë ka qenë shumë e rëndë, por kjo është edhe më e rëndë për trajnerin. Mendoj se këtë e kam bërë tre ose katër herë në karrierë dhe i kërkoj falje", deklaroi Murinjo për "Football Italia". 

Sançezi hyri në fushë në minutën e 46-të dhe vetëm pas 18 minutave Murinjo tërhoqi nga loja. Roma e humbi ndeshjen me 2:0.

Pas 16 raundeve Roma gjendet në vendin e 7-të në renditjen e kampionatit italian me 25 pikë. Lider është Interi (41 pikë). qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR