• e diel, 29 shtator 2024

Murinjo planifikon edhe kohë të gjatë të jetë trajner

Murinjo planifikon edhe kohë të gjatë të jetë trajner

Lisbonë, 9 maj 2024 (MIA) - Trajneri portugez Zhoze Murinjo (61) paralajmëroi se planifikon edhe kohë të gjatë të jetë trajner.

Portugezi është pa angazhman prej kur u largua nga Roma.

"Do ta përfundoj karrierën mes vitit 2035 dhe 2040. Deri atëherë do të vazhdojë të fitoj. Historia ime tashmë është shkruar, ashtu që askush nuk mund ta fshijë", deklaroi Murinjo për gazetën portugeze "A Bolla".

Karrierën e trajnerit portugezi e filloi në vitin 2000, kur e ka ndërmarrë Benfikën. Murinjo ishte në krye të Leirias, Portos, Çellsit, Interit, Real Madridit, Mançester Junajtedit, Totenhemit dhe Romës. bsh/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR