• e enjte, 26 dhjetor 2024

Murinjo mendon të largohet nga Roma

Murinjo mendon të largohet nga Roma

 Romë, 8 janar 2024 (MIA) - Trajneri i Romës, Zhose Murinjo mund të largohet nga ekipi, pretendon "FootMercato".

Në vendimin e ekspertit të futbollit 60-vjeçar mund të ndikojë  largimi i drejtorit sportiv të Romës, Tijago Pinto, i cili do të largohet nga klubi në shkurt. Pinto ishte iniciatori i ftesës së Murinjos në klubin e Romës.

 Në këtë drejtim, Murinjo ende nuk e ka vazhduar marrëveshjen me Romën, e cila skadon në verë.

 Përveç kësaj, raportohet se Roma tashmë ka hartuar një listë të shkurtë të zëvendësuesve të mundshëm për Murinjon. Në të janë përfshirë Rafaele Paladino (Monca), Xhan Pjero Gasperini (Atalanta), Ivan Juriq (Torino), si dhe Antonio Konte dhe Igor Tudor, të cilët momentalisht janë pa angazhim.

Roma është në vendin e tetë në Serinë A italiane me 29 pikë pas 19 xhirove. 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR