• e enjte, 26 dhjetor 2024

Murinjo do të largohet nga Roma në fund të sezonit

Murinjo do të largohet nga Roma në fund të sezonit

Romë, 17 tetor 2023 (MIA) - Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo do të largohet nga klubi në fund të sezonit, njoftoi „Sky Sports Italia“.

Sipas kanalit televiziv italian, portugezi 60-vjeçar dhe klubi nuk do ta rinovojnë kontratën, nuk po zhvillohen, as nuk planifikohen kurrfarë negociata.

Pas tetë ndeshjesh, Roma është në vendin e 10-të në Seria A me 11 pikë.

Murinjo është trajner i Romës që nga viti 2021. Gjatë karrierës së tij të pasur si trajner, ai ka punuar edhe në Totenhem, Mançester Junajted, Real Madrid, Inter, Çellsi, Porto, Leira dhe Benfikë. ss/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR