• e shtunë, 23 nëntor 2024

Murinjo beson se futbollistët e Romës e kanë tradhëtuar, ua ktheu unazën e marrë si dhuratë pas fitimit të LK

Murinjo beson se futbollistët e Romës e kanë tradhëtuar, ua ktheu unazën e marrë si dhuratë pas fitimit të LK

Romë, 5 shkurt 2024 (MIA) - Zhoze Murinjo e ktheu unazën e marrë si dhuratë nga futbollistët e Romës pasi fitoi Ligën e Konferencave sezonin e kaluar, finalja e së cilës është luajtur në Tiranë. Trajneri portugez beson se lojtarët e Romës e kanë tradhëtuar. 

Të përkujtojmë, klubi romak e largoi Murinjon nga funksioni i trajnerit më 16 janar. Portugezi është në ekip nga viti 2021 dhe e fitoi Ligën e Konferencave. 

Siç transmeton "TuttomercatoWeb", duke iu referuar "Il Messaggero", trajneri është ndjerë i tradhëtuar nga lojtarët dhe klubi i tij, menjëherë pasi e kishte emëruar Daniele de Rosin për zëvendësim të tij. 

Murinjo unazën e la në sirtarin e kapitenit të ekipit Lorenco Pelegrini. Ky është gjest i fuqishëm që të theksohet se është ndjerë i tradhëtuar nga ekipi dhe lojtarët e tij. Sipas trajnerit, futbollistët nuk janë sjellë si burra dhe e kanë miratuar vendimin e klubit që ta largojë. 

Pelegrini, bashkë me bashkëlojarët tjerë, kanë bërë përpjekje t'ia sqarojnë Murinjos se nuk e kanë ditur për qëllimet e Fridkinsit. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR